2016-09-03 10:00:00

Koncerti për Nënë Terezën në Romë. Flet Dijana Toska


Inva Mula, Ermonela Jaho, Gëzim Mushketa, Rita Ora e artistë të tjerë të mirënjohur shqiptarë janë mbledhur në Romë për të kremtuar së bashku me shqiptarët, që ndodhen në kryeqytetin italian këto ditë, shenjten shqiptare, Nënë Terezën, e cila do të lartohet në nderimet e elterit nesër, 4 shtator, me meshën e kremtuar nga Papa Françesku, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në orën 10.30. Pikërisht për këtë koncert, i cili fillon në orën 19.30, në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, flet në mikrofonin tonë, një nga organizatoret dhe prodhuesja e tij, Dijana Toska…








All the contents on this site are copyrighted ©.