'Lutja për mikpritjen' eshte fragmenti i sotem nga Libri “Njoha një shenjtore” e kardinalit Angelo Komastri, të cilin po e ndjekim për t’u njohur me aspekte të jetës së shenjtes shqiptare Nënë Tereza, pas çdo kapitulli ka një lutje a meditim të misionares së dashurisë. Kjo, që do të lexojmë sot, mbyll kapitullin VII dhe i kushtohet mikpritjes.
Jezusi im,
lindur në grazhd,
sepse s’kishte vend në bujtinë as për ty
as për familjen tënde,
bekoji të gjithë ata
që ofrojnë mikpritje.
Bëj të kenë gjithnjë vend për të varfërit
e për shtegtarët në udhë.
Jepu guxim e forcë
për t’i pritur të gjithë miqtë
e lutu që të kujtohen
se gjithçka bënë për ta
e kanë bërë për Ty.
Jezusi im,
bekoji të gjithë ata
që dhurojnë mikpritje.
Shpirti Shenjt u kujtoftë
se do të priten mirë
e do të jenë të mëdhenj në Mbretërinë e Qiellit
ku përbuhen shumë njerëz,
e sidomos më të varfërit e të varfërve. Amen.
All the contents on this site are copyrighted ©. |