2016-08-26 12:05:00

Tërmeti. 267 të vdekur, 238 të nxjerrë gjallë nga gërmadhat. Në ag, një lëkundje e re


Vijon pa ndërprerje puna e skuadrave të ndihmës në zonat qendrore të Italisë, dëmtuar rëndë nga tërmeti. Deri tani, 238 njerëz u nxorën gjallë nga gërmadhat, ndërsa bilanci, gjithnji i përkohshëm i viktimave, ka arritur në 267 të vdekur e 387 të plagosur. 207 në komunën e Amatrices, 11 në Accumolo e 49 në Arquata, në anën askolane. Ndërkaq toka vijon të lëkundet. Në Amatrice, rreth orës 6.28 të mëngjesit, një lëkundje e fortë prej 4,8 ballësh shkaktoi shembje të reja. Edhe ata që e kaluan natën në qytezën e çadrave, ngritur menjëherë pas sheshimit të banesave, nuk ndjehen të sigurt. Është nata e dytë jashtë shtëpive, ku nuk dihet se kur do të rikthehen. Por do të rikthehen! Pas gjithë kësaj tragjedie, në rend të ditës janë fjalët: solidaritet, ndihmë e rindërtim!








All the contents on this site are copyrighted ©.