Më 25 gusht, kalendari kishtar shënon përkujtimin e shën Jozefit Kalasancio, meshtar,
themelues i rregulltarëve Skollopë. Shën José (Jozefi) Calasancio, meshtar, lindi
më 31 korrik të vitit 1558 në Perlata del Sal, në Aragona, në Spanjë. Pasi u bë meshtar,
udhëtoi në Romë ku zhvilloi detyra të veçantë, duke iu përkushtuar, mes tjerash, edhe
apostullimit ndër shtresat më të varfra të qytetit, me një kujdes të posaçëm ndaj
fëmijëve e të rinjve të rrugëve.
Në vitin 1597 hapi shkollën e parë popullore të Evropës pranë Kishës Shën Dorotea
në lagjen romake Trastevere. Institucioni tij i quajtur “shkollë e përshpirtshme”,
u pranua si Institut i rregullt kishtar dhe kështu nisi të përhapej edhe përtej kufijve
të Italisë.
Vepra e shën Jozefit nga Calasancio-s qe e jashtëzakonshme sepse, ai e interpretoi
në mënyrën më të hapur e konkrete mendimin e Koncilit kishtar Tridentin, duke themeluar
një “shkollë të krishterë për jetën” e cila i shoqëronte nxënësit gjatë formimit të
tyre deri në universitet.
Një shkolle të tillë, shën Jozefi i përcaktoi një rregullore solide e dha synime të
larta e të çmueshme.
Kështu, për të ndihmuar një zgjidhjen e problemit të arsimit, me miratimin e Papës
Palit V, më 1617 José themeloi “Kongregatën Paoline të të Varfërve të Nënës së Zotit
të Shkollave të Përshpirtshme” – Kongregatë e njohur me emrin “Etërit Skollopë”, të
cilët veprojnë në mase 20 Vende në 4 kontinente të botës.
All the contents on this site are copyrighted ©. |