2016-08-23 11:31:00

Nënë Tereza: logoja e shenjtërimit


Sipas njoftimit të gazetës vatikanase  “L’Osservatore Romano”, është Karen Vaswani nee D’Lima, katolike e periferive të Mumbait, realizuese e logos zyrtare të shenjtërimit të Nënë Terezës, më 4 shtator, në Vatikan. Me një karrierë njëzetvjeçare si designer, gruaja është e martuar, me një vajzë adoleshente, që quhet Kimaya, në sanskritisht “Hyjnore”. Ndonëse nuk e takoi kurrë personalisht Nënë Terezën, flet për të me shumë entuziazëm dhe sqaron: “Kryedioqeza e Kalkutës më kërkoi të vizatoj logon për kremtimet në Indi. Motër Mary Premës, eprore e përgjithshme e Motrave të Bamirësisë dhe atë Brian Kolodiejchuk, postulator i çështjes së kanonizimit, u pëlqeu, e kështu vendosën ta  përshtasin edhe për përdorim ndërkombëtar. Punova tri ditë për ta realizuar, duke menduar edhe mesazhin, që duhet të komunikonte: “Ta çojmë kudo dashurinë e Zotit, plot dhimbje e mëshirë”. Piktorja vendosi, kështu, ta paraqiste Nënë Terezën në një pozë klasike, duke mbajtur plot dashuri një fëmijë në krahë. E realizova me një stil shumë të thjeshtë  grafik- sqaron - e vetëm me dy ngjyra, në mënyrë që të mund të përdorej në të gjitha nivelet.

Ndërkaq Kongregata e Misionareve të Bamirësisë botoi programin e  veprimtarive, që do të mund të ndiqen në Romë, nga 1, deri më 8 shtator, program me të cilin mund të njiheni duke hapur faqen tonë të internetit.








All the contents on this site are copyrighted ©.