2016-08-19 11:06:00

“Pax vobis” moto e shtegtimit të Papës në Gjeorgji


Pax vobis është motoja e shtegtimit papnor në Gjeorgji, ku do të jetë  nga 30 shtatori, deri më 2 tetor, duke shkelur edhe në Azerbajxhan. Dy fjalët, shkëputur nga kapitulli i 20-të i Ungjillit të Gjonit, shkruhen në dy gjuhë: në gjuhën latine e atë gjeorgjane - në logon e visitës. U zgjodh pikërisht tema e paqes për të nënvizuar përkimin e vizitës me Vitin Shenjt të Mëshirës e për të tingëlluar si ftesë për paqësimin e botës, posaçërisht, të ktij rajoni aziatik.

Vetë Françesku, duke dhënë njoftimin për vizitën, më 30 qershorin e kaluar, i pati theksuar këto qëllime: “Nga njëra anë, për të vlerësuar rrënjët e lashta të krishtera, të pranishme në këto troje - gjithnjë me frymën e dialogut ndërmjet feve e kulturave të ndryshme - e nga ana tjetër, për të ngjallur shpresa e për të hapur shtigje të reja për paqen”.

Në logon e shtegtimit paraqitet një kryq i stilizuar, forma e të cilit të kujton kryqin e Shën Ninos (Kristianës), ungjillëzuesja më e madhe e vendit. Ngjyra e verdhë e ajo e kuqe, të kujtojnë menjëherë flamujt e Shtetit të Qytetit të Vatikanit dhe të Gjeorgjisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.