2016-08-19 10:35:00

Dialog e paqe, Papa në Asizi më 20 shtator


Të marten, më 20 shtator 2016, Ati i Shenjtë Bergoglio do të jetë në Asizi për të marrë pjesë në takimin përfundimtar të Ditës botërore të lutjes për paqen me temë: “Etje për paqe. Fetë dhe kulturat në dialog”, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit. Njoftimin e jep një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

“Gëzim i madh – njofton në një notë rojtari i Kuvendit Shenjt të Asizit, atë Mauro Gambetti - E, me Papën, do të jetë edhe presidenti i Republikës italiane, Sergio Matarella”.

Do të jetë vizita e tretë e Françeskut  në Asizi, ku ka qenë së pari më 4 shtator 2015 e më pas, pak ditë më parë, më 4 gusht, për një vizitë të shkurtër në Porciunkola.








All the contents on this site are copyrighted ©.