2016-08-17 12:54:00

Papa: të krishterët nuk duhet të jenë të huaj e pasivë në jetë


“Zoti i ndihmon gjithnjë njerëzit në nevojë, por dëshiron ta bëjë secilin nga ne konkretisht pjesëmarrës në mëshirën e dhembshurinë e Tij”. Prej këndej, të jetosh në bashkim me Krishtin, nuk do të thotë aspak të largohesh nga jeta e përditshme, ta ndjesh veten të huaj ndërmjet bashkëkohësve. Këtë kujtoi Papa sot gjatë audiencës së përgjithshme, mbajtur, këtë ditë të nxehtë vere, në Sallën e Palit VI, në Vatikan.

Jezusi ndjen dhembshuri për turmën dhe shëron shumë të sëmurë: Zoti vepron gjithnjë duke menduar për të tjerët - nënvizoi Papa - e i kushton përherë vëmendje të veçantë njerëzve. Dhembshuria dhe mëshira e Tij shprehin dëshirën e flaktë për të qenë gjithnjë pranë njerëzve, për t’i shpëtuar, sepse i do me gjithë zemër. E më pas Papa nënvizoi:

“Krishti na përfshin gjithnjë më shumë në lidhjen me burrat e gratë e kohës sonë, për t’u dhënë atyre shenjën konkrete të mëshirës, shenjën se dëshiron të arrijë tek të gjithë, për t’ua çuar të gjithëve dashurinë e Zotit”.

Prandaj:

“Krishti e bën çdo besimtar ‘shërbëtor të Mëshirës hyjnore”.








All the contents on this site are copyrighted ©.