2016-08-17 11:47:00

Më 17 gusht kalendari përkujton shën Euzebin, papë e martir


Më 17 gusht, nga kalendari kishtar përkujtohen shën Euzebi, papë e martir, shën Kiara e Kryqit, abateshë agostiniane, e shën Gjovana Delanoue e shën Mironi. Për shën Euzebi Papë, të dhënat janë të pakta. Dihet se ishte grek, se vdiq në mërgim, në Siceli. Pas vdekjes u mbart në Romë e u varros ndër Katakombat e shën Kalistit, pranë papës Kaio në një kriptë të gjerë e të ajrosur mirë, që shërbente dhe për kremtimet e bashkësisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.