2016-08-17 15:10:00

Kardinali Barbarin: uroj që nderimi reciprok ta mposhtë klimën e dyshimit në Francë


Mbi domethënien e vizitës së Presidentit francez në Vatikan për të takuar Papën Françesku si dhe atmosferën që ndjehet sot në Francë, dëgjuam, në mikrofonin tonë, komentin e kryeipeshkvit të Lionit, kardinalit Philippe Barbarin:

Përgjigje: - Aussitôt après cette…

Menjëherë pas vrasjes së tmerrshme të atë Jacques Hamel, presidenti i Republikës i telefonoi Papës. Biseda ishte e mirë, vëllazërore, prekëse. Mendoj se kjo vizitë u vendos thjeshtësisht e se nuk ka asgjë zyrtare: prandaj edhe quhet vizitë private. E ishte dhe një mënyrë për të folur përsëri bashkë, pas ngjarjes aq të dhimbshme, që e përmalloi gjithë Francën.  Presidenti i Republikës shprehu dhimbjen e  tij si dhe atë të të gjithë vendit përballë një vrasjeje aq të padrejtë e revoltuese, si ajo e Saint-Ettienne-du-Rouvray. Atëhere, besoj, mund të them se vizita e sotme  ka njëkohësisht shumë kuptim e edhe  shumë thjeshtësi.

Pyetje: - Pas vrasjes së atë Hamel, a ndjehet dëshira për hakmarrje në vend?

Përgjigje: - Pas de désir de vengeance, en disant : «c’est la miséricorde qui doit être victorieuse…

Nuk ka kurrfarë dëshire për hakmarrje; e ne themi se është mëshira, ajo që duhet të fitojë; paqja, ajo që duhet të kthehet... Duhet vërtet të ecim në këtë drejtim. Besoj se kjo është përpjekje që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. U prekëm thellë në shpirt nga numri i madh i myslimanëve, që erdhën në meshë, të dielën pas vdekjes së Atë Hamel. Disa nga famullitarët më thanë se myslimanët erdhën edhe me dhurata, e thoshin: “Kur i lutemi Zotit, kur e adhurojmë dhe e kujtojmë madhështinë dhe mëshirën e Tij, duhet thënë edhe se na takon ta shikojmë njëri-tjetrin si vëllezër e motra”. Është plotësisht e papranueshme të vijojë kjo dhunë vrasëse. Ishte përvojë krejt e re, që solli shumë dhunë e shumë dhimbje, por që pastaj krijoi edhe frymën e manifestimeve plot respekt vëllazëror, deri tani, krejt të panjohura. 








All the contents on this site are copyrighted ©.