2016-08-17 13:10:00

Ipeshkvi amerikan imzot Farrell prefekt i Dikasterit të Vatikanit për laikët e familjen. Imzot Paglia në Akademinë për Jetën


Papa Françesku ka emëruar prefekt të ri të Dikasterit të Vatikanit për Laikët, Familjen dhe Jetën imzot Kevin Joseph Farrell, deri më tani ipeshkëv i dioqezës së Dallas, në SHBA-së.

Dikasteri ri – pohon dokumenti Motu Proprio i Papës Françesku “Sedula Mater” ( “Nënë e kujdesshme”), shpallur sot – nga një shtatorit i ardhshëm do të hyjë në fuqi me të gjitha kompetencat dhe funksionet që deri më tani i kanë pasur Këshilli Papnor për Laikët dhe Këshilli Papnor për Familjen, që do të shkrihen.

Është fjala – shkruan Papa – për përshtatjen e Dikastereve të Kuries Romake “ndaj situatave të kohës” si dhe ndaj “nevojave të Kishës universale”. Në mënyrë të veçantë – nënvizon Ati i Shenjtë Bergoglio – për t’u “ofruar mbështetje e ndihmë” laikëve, familjes e jetës “kështu që të jenë dëshmi aktive e Ungjillit në kohën tonë dhe shprehje e mirësisë së Shëlbuesit Zot”.

Imzot Kevin Joseph Farrell ka lindur më 2 shtator 1947 në Dublin, në Irlandë. Pasi hyri në Kongregatën e Legjionarëve të Krishtit më 1966, është shuguruar meshtar më 24 dhjetor 1978. Emërohet ipeshkëv ndihmës i Uashingtonit më 28 dhjetor 2001, u shugurua ipeshkëv më 11 shkurt 2002. Deri më sot ka qenë Vikar i Përgjithshëm për Administrimin e Moderator i Kuries ipeshkëvnore. Në vitin 2007 qe emëruar ipeshkëv i dioqezës së Dallas.

Papa Françesku e ka emëruar imzot Vinçenco Paglia-n – presidentin aktual të Këshillit Papnor për Familjen – president të ri të Akademisë Papnore për Jetën e Kancelar të Madh të Institutit Papnor “Gjon Pali II” për Studimet mbi Martesën e Familjen, sipas normës së nenit 6 të Statutit të të njëjtit Institut. Drejtor të Institutit Papnor “Gjon Pali II” gjithnjë për Studimet mbi Martesën e Familjen, sipas normës së nenit 8 të Statutit të të njëjtit Institut, Papa Françesku ka emëruar imzot Pierangeli Sequeri-n, aktualisht drejtor i Fakultetit Teologjik të Italisë Veriore në Milano.

Si Akademia Papnore për Jetën e po kështu edhe Instituti Papnor “Gjon Pali II” për Studimet mbi Martesën e Familjen janë të lidhura me Dikasterin e ri, siç pohon Statuti i organizmit të ri miratuar ad experimentum nga Papa qershorin e kaluar, lidhur me çështjet dhe problematikat që janë në kompetencat e tyre.

Neni 6 i të Statutit të Institutit Papnor Gjon Pali II për Studimet mbi Martesën e mbi Familjen ( 1 shkurt 2011), parashikon që Kancelari Madh i Universitetit Papnor Lateranens të jetë edhe Kancelar i Madh i Institutit mbi Martesën e Familjen. Këndej, Kancelari Madh i Universitetit Lateranens, kardinali Agostino Vallini, nga një shtatori nuk do të jetë më edhe Kancelar i Madh i Institutit Papnor Gjon Pali II kushtuar studimeve mbi Martesën e Familjen.

Imzot Paglia e zëvendëson në udhëheqjen e Akademisë për Jetën imzot Ignacio Carasco de Paula. Imzot Sequeri e zëvendëson imzot Livio Molina.








All the contents on this site are copyrighted ©.