2016-08-16 14:18:00

Sllovaki: takim i ipeshkvijve evropian mbi emigrantët dhe familjen


“Kriza e emigracionit dhe familja” do të janë argumentet qendrore të takimit të presidentëve dhe të përfaqësuesve të Konferencave episkopale të Evropës qendrore-lindore, në program në Bratislavë, në Sllovaki, më 8 e 9 shtator të ardhshëm. Në këtë takim do të jenë katërmbëdhjetë Shtete të përfaqësuara, tashmë të gjitha pas-komuniste, si Shqipëria e Lituania. Do të jenë të pranishëm edhe dy kardinaj: kard. Péter Erdò, President i Këshillit të Konferencave episkopale të Evropës, dhe kard. Dominik Duka, kryeipeshkëv metropolit i Pragës.

“Takimi – shpjegon don Anton Ziolkovsky, sekretar ekzekutiv i Konferencës episkopale sllovake (Ces) – synon të japë një kontribut të përbashkët për zgjidhjen e krizës së dyndjeve të popujve, të emigracionit, si dhe të krizës që po kalon familja. Takimi i ipeshkvijve evropian do të jetë edhe një shprehje e impenjimit për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Evropës qendrore e lindore”. “Evropa – vijon don Ziolkovky – duhet t’i kthehet rrënjëve të saj të krishtera e të realizojë një politikë demografike efikase”. Nga ana e saj – shton – “Kisha Katolike dëshiron të kontribuojë për integrimin evropian e për lehtësimin e tensioneve shoqërore. Do t’i lutemi Zotit për të gjithë ata që vuajnë për shkak të luftërave a të terrorizmit”.

Së fundi, don Ziolkovsky nënvizon se “mbledhja episkopale do të mbahet pak para takimi të krerëve të Shteteve e të qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian, në program pikërisht në Bratislavë më 16 shtator”.








All the contents on this site are copyrighted ©.