2016-08-16 13:48:00

Kosovë: kremtimi i festës së Zojës së madhe në Letnicë


Dje më 15 gusht në Kosovë u kremtua solemnisht festa e të Ngjiturit të Virgjërës Mari në Qiell. Dy shenjtëroren kryesore u mblodhën besimtarë nga komunitetet e ndryshme kishtare të Kosovës: në Zym të Hasit e në Letnicë të Karadakut. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Në fshatin Letnice të Vitisë me 15 gusht  kishte feste te madhe. Qindra besimtare kishin shtegtuar nga te gjitha famullitë e Kosovës për t’ju bashkuar atyre nga zonat e Malësisë se Karadakut ne kremten e madhe te Zojës se Bekuar te Letnices, te cilës i luten besimtare te përkatësive te ndryshme fetare. Ne gëzimin e kësaj feste merrte pjese edhe kryetari i Komunës se Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë të tij.

Fillimisht besimtarët e devotshëm hynin brenda në kishë për lutje e uratë para Zojës se Bekuar e më pas mesha solemne në një atmosferë të denjë, u mbajt në livadhin e kishës, krejt pranë saj, me pjesëmarrje edhe të seminaristëve, motrave dhe nje numri te madh meshtarësh. Gjithë këtij solemniteti i printe kryebariu i Kishës Katolike të Kosovës, Shkëlqesia e tij, Imzot Dodë Gjergji.

Në fillim ai foli për rëndësinë e devocionit për Zojën dhe për nevojat e njerëzimit të botës që ia beson Nenës Qiellore, Nenës së Krishtit Zot, duke thënë se ne kohen kur njerëzimi po përballet me luftëra dhe terror ne shume vende te botes, si asnjëherë me pare kemi nevoje për pajtim dhe paqe. “Kemi shume nevoje për dashuri, për afër me njeri tjetrin e për paqe te përgjithshme duke filluar secili ne familjen e tij. Sot kemi shtëpi shume me te bukura se para disa vjetëve, por dallimi është se sot nuk po triumfon dashuria mes nesh siç ishte dikur, prandaj duhet ti lutemi Zotit qe ne familjet tona te kthehet dashuria hyjnore”, tha Imzot Dode Gjergji.  

Për ta dëshmuar fenë tonë vazhdoi ipeshkvi për model duhet ta kemi të Lumen Nëna Terezë, edhe pak Shenjte, mënyrën se si ajo e dëshmonte fenë dhe shembullin e saj të dashurisë ndaj Krishtit dhe njeriut nevojtar.  “Tashme te gjithë e dimë se ne Shenjtoren e Letnices, me lutje drejtuar  Zojës se Bekuar, Nena Terezë dikur Gonxhja e vogël  e pat ndier  e marre Thirrjen e Pare nga Krishti Zot. Prandaj  me përvojën e saj shpirtërore dhe me te, ti lutemi Zojës se Bekuar për Kishën, popullin, për të ardhmen dhe njëkohësisht te përgatitemi sa me mire, posaçërisht shpirtërisht, për shtegtimin tone si familje e madhe drejt Romes e Vatikanit për ta përjetuar me gëzim e dashuri Shenjtërimin e Nënës Terezë”, porositi Shkëlqesia e tij, Imzot Dode Gjergji, i cili ne fund e dha bekimin e kësaj meshe solemne.   

E kremtja e Zojës së Letnicës u përmbyll  me një program të bukur, kryesisht kushtuar të Lumes Nëna Terezë, përgatitur nga fëmijë e të rinj me meshtarë të tyre, të disa famullive të Kosovës dhe me procesionin rreth Kishës me truporen e Zojës së Bekuar të Letnices.  

Nga Prishtina Rabie-Mrika Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.