2016-08-13 16:00:00

Rubrika “Nënë Tereza, Shenjtja e Mëshirës Hyjnore”. “O Zot, bëmë mjet të duarve Tua”


Emisioni i 12-të i rubrikës “Nënë Tereza, Shenjtja e Mëshirës Hyjnore”, marrë nga libri “Njoha një shenjtore” i kardinalit Angelo Komastri, zgjedhur në atmosferën e përgatitjes për shenjtërimin e së Lumes, është një lutje e shkruar nga Nënë Tereza.

Titullohet “O Zot, bëmë mjet të duarve Tua ”  

“O Zot,

a i do duart e mia, që ditën ta kalosh,

duke ndihmuar të varfërit, të sëmurët, nevojtarët?

Merri, o Zot,  të dyja duart t’i jap!

 

O Zot,

a i do këmbët e mia, për të ecur gjithë ditën,

e për të takuar kë pret rrugës një mik?

Zot po t’i jap  sot edhe këmbët e mia!

 

O Zot,

a e do zërin tim, për ta ngrysur këtë ditë,

duke folur me kë ka etje për një fjalë dashurie?

Ta jap me gjithë zemër dhe zërin, o Zot!

 

O Zot,

A e do zemrën time, se të duhet ty sot,

për ta dashur njeriun, vetëm pse është njeri?

Merre, pra, sot ta jap  zemrën time

E tëra është jotja, o Zot!

Amen.








All the contents on this site are copyrighted ©.