2016-08-12 16:24:00

Tajlandë: 11 shpërthime, 4 të vdekur e rreth 30 të plagosur


11 shpërthime sot, në jug të Tajlandës, të cilat shkaktuan 4 viktima e rreth 30 të plagosur. Janë arrestuar dy vetë. Policia e përjashtoi pistën e terrorizmit ndërkombëtar e tani për tani, nuk duken të sigurta as lidhjet e supozuara me lëvizjen rebele, që vepron në jug të vendit. Konflikti në ato zona vazhdon që prej 12 vjetësh e ka shkaktuar 6 mijë të vdekur, por deri më sot nuk janë goditur kurrë turistët.

         Pak histori. Në fillim të viteve 2000, dhjetra vjet me probleme e paqëndrueshmëri politike në provincat e jugut, me shumicë myslimane, çuan në lëvizje kryengritëse islamike. Forcat e rendit, punonjësit shtetërorë dhe bashkësitë budiste u vunë në shënjestër nga grupet rebele, që përdorin një gjuhë separatiste, ose xhihadiste. Dhuna u përqendrua në provincat e Yala-s, të Pattani-t dhe të Narathiwat-it, afër, ose gati në kufi me Malajzinë. Rebelët i sulmonin viktimat e tyre, duke qëlluar mbi makinat në lëvizje, ose duke vënë bomba e duke u prerë kokën. Ushtarët dhe forcat pro qeverisë u akuzuan se përdorën dorë të hekurt kundër kësaj lëvizjeje, madje, u fol edhe për tortura e për ekzekutimin e të burgosurve.

         Sulmet e natës së djeshme në Hua Hin janë qartësisht mënyrë për të goditur turizmin, por zgjedhja e vendit është edhe simbolike, sepse pikërisht aty ndodhet rezidenca e preferuar e sovranit jashtë Bangkokut. E 11 bombat shpërthyen në prag të festës për ditëlindjen e mbretëreshës.








All the contents on this site are copyrighted ©.