“Ideologjia gjinore e shkatërron shoqërinë”: ky është denoncimi i kardinalit Rubén Salazar Gòmez, kryeipeshkëv i Bogotasë, në përgjigje të direktivave të Ministrisë së Arsimit, që kanë të bëjnë me rishikimin e librave të shkollës. “Ne hedhim poshtë promovimin e ideologjisë gjinore në arsimin kombëtar – shpjegoi prelati në konferencë për shtyp – sepse është ideologji, që e shkatërron njeriun, duke e privuar nga ç’është thelbësore, si plotësueshmëria ndërmjet mashkullit e femrës”.
Duhet të kemi respekt për të gjithë, nënvizoi prelati, por pa imponuar ideologji. Të drejtat e individit nuk mund të shkojnë kundër të drejtave të bashkësisë, theksoi, duke i ftuar autoritetet të përkrahin më tepër familjen.
All the contents on this site are copyrighted ©. |