2016-08-09 14:40:00

Masakër në Quetta. Françesku: dhunë e çmendur e mizore


“Akt i çmendur e mizor dhune”. Papa Françesku u trondit thellë, kur u njoftua për atentatin e djeshëm në Quetta të Pakistanit, ku një kamikaze  shpërtheu në një spital, duke masakruar rreth 70 vetë. Vetëvrasësi ishte nga “të dërguarit” e Shtetit të vetëshpallur Islamik, i cili e pranoi menjëherë  autorësinë e atentatit.  

Në një telegram ngushëllimi, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa, thellësisht i prekur nga  ngjarja, siguron se lutet e ndjehet shpirtërisht pranë familjarëve të viktimave, autoriteteve dhe mbarë kombit. 








All the contents on this site are copyrighted ©.