2016-08-01 16:28:00

Në Asizi, Festa e Ndjesës së Plotë, në pritje të Papës Françesku


Tetëqind vjet më parë, Françesku i Asizit, duke u lutur me gjithë shpirt në kapelëzën e Porciunkolës, i kërkoi Jezusit ndjesën e plotë të të gjitha fajeve e mëkateve për ata që, të penduar e të rrëfyer, do ta vizitonin këtë kishëz, duke shkarkuar aty, barrën e padurueshme të shpirtit. Papa Onori III ia dha lejen ta kremtonte këtë festë e cila, që asokohe, njihet si Ndjesa e plotë e Porciunkolës dhe përsëritet çdo vit. Nis në orën 12.00 të 1 gushtit e përfundon në orën 24.00 të 2 gushtit.  Me këtë rast, në Festën e Ndjesës e edhe të hapjes së kremtimeve për 800-vjetorin e saj, sot, në Asizi u kremtua Mesha Shenjte, kryesuar nga eprori i përgjithshëm i Fretërve të Vegjël, atë Michael Perry. E Meshë ndjese nisën të kremtohen në të gjitha Kishat françeskane të botës.

Po festa e sotme i ka sytë të drejtuar kah 4 gushti, kur vetë Papa do të niset për shtegtim drej Porciunkolës, ku mrekullia e ndjesës vijon, duke hapur rrugën e hirit, të paqes e të mirave françeskane! 








All the contents on this site are copyrighted ©.