2016-07-25 12:09:00

Gjykata kroate anulon dënimin e vitit ’46 për të Lumin Stepinac


Gjykata e qarkut të Zagrebit vendosi anulimin e vendimit, me të cilin, në vitin 1946, kryeipeshkvi i kryeqytetit të Kroacisë, Alojzije Stepinac, u dënua me 16 vjet punë të detyruar. Akuzohej se kishte bashkëpunuar me regjimin e ustashave dhe se kishte mbështetur masakrimin e serbëve dhe të romëve nga milicitë e vendit. Stepinac vdiq në vitin 1960 në arrest shtëpiak, për shkak të pasojave nga helmimet e vazhdueshme në burg.

         Ditët e kaluara, u mblodh në Vatikan, Komisioni i përbërë nga ekspertë kroatë dhe serbë, i ngarkuar nga Papa për ta shqyrtuar së bashku jetën e kardinalit të lum, para, gjatë dhe pas Luftës II Botërore. Ati i Shenjtë pati vendosur kështu pas takimeve e konsultimeve të përfaqësuesve të Kishës ortodokse serbe dhe të Konferencës Ipeshkvnore Katolike kroate, për t’iu përgjigjur kërkesës dypalëshe që të sqarohen disa çështje historike.

         Më 7 prillin e këtij viti, në bisedën me kryeministrin kroat Tihomir Orešković, Papa Françesku u ndal edhe në rëndësinë e figurës së të Lumit Stepinac për besimtarët. Kur e pati lartuar në nderimet e elterit, në vitin 1998, shën Gjon Pali II pati shpjeguar se në figurën e tij përmblidhet “e gjithë tragjedia, që goditi popullsitë kroate dhe Evropën” përgjatë shekullit të karakterizuar “nga tri të këqia të mëdha: fashizmi, nazizmi dhe komunizmi”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.