2016-07-19 14:00:00

Don Artur Kola: Viti i Mëshirës Hyjnore në Grash Zojz Sapë


Dom Artur Kola, nga fshati Mapa afër Lezhës, tregon për kremtimin e Vitit Jubilar të Mëshirës Hyjnore në dioqezën e Sapës, e pikërisht në famullitë Kishtare të Mabës e Grash-Zojzit, ku vepron si meshtar e bari shpirtëror.

Siç dihet, Jubileu i Mëshirës, u hap më 8 dhjetor 2015 e do të përfundojë më 20 nëntor 2016, u shpall me dëshirën e Papës, e ka si qëllim për t’ia treguar edhe një herë njerëzimit të mbarë botës dashurinë e pafundme të Jezu Krishtit. E Papa Françesku u kërkon të gjitha Kishave dioqezanë të botës, të kremtojnë këtë Vit të Mëshirës Hyjnore në çdo realitet, në mënyrë të veçantë të arrihet në çdo cep, në “periferitë” e jetës së njerëzimit, duke dhënë personalisht dëshminë e afërsisë dhe të vëmendjes ndaj të varfërve. Po ta dëgjojmë dom Artur Kolën në mikrofonin e Radio Vatikanit për kremtimin e Vitit Jubilar të Mëshirës Hyjnore në dioqezën e Sapës, e pikërisht në famullitë Kishtare të Mabës e Grash-Zojzit, ku vepron si meshtar....








All the contents on this site are copyrighted ©.