2016-07-18 13:51:00

Papa të rinjve: Jezusi është i vetmi, që i jep përgjigje shqetësimit tuaj


Papa Françesku, pak ditë para nisjes për në Krakov me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, u dërgoi një videomesazh të rinjve pjesëmarrës në takimin e madh, titulluar: “Së bashku 2016”, zhvilluar të shtunë,  në Washington, në SHBA. Nisma, me karakter ekumenik, u organizua nga lëvizja  e lutjes dhe e ungjillëzimit, “Pulse”, (Pulsi) themeluar nga Mick Hall.

“Të dashur të rinj, e di se në zemrat tuaja ka diçka, që ju trazon, që nuk ju lë të qetë, sepse i riu, që nuk është i shqetë, domethënë se është plak. Është vetë rinia, që krijon shqetësime” -  thotë Françesku gjatë videomesazhit, në gjuhën spanjolle. - “Po cili është shqetësimi yt? - pyet në vijim Papa, duke iu drejtuar secilit nga të rinjtë. Prej këndej, ftesa për të marrë pjesë në takimin rinor, “për të takuar një Vetje, Jezusin, i vetmi që mund t’i japë përgjigje këtij shqetësimi. E të jesh i sigurt, nuk do ta ndjesh veten të zhgënjyer - shton Françesku - Zoti nuk e zhgënjen askënd! Më pas Papa nënvizon: “Jezusi të pret, është ai, që i mbolli në zemrën tënde farët e shqetësimit. Forca! Nuk humbet asgjë. Provo! E pastaj, thirrmë”- përfundon Papa.








All the contents on this site are copyrighted ©.