2016-07-16 17:25:00

Nicë: Is pranon se është autor i masakrës


Grupi terrorist i Shtetit Islamik e pranoi autorësinë e masakrës të së enjtes së kaluar në Nicë, në të cilën franko-tuniziani Mohamed Boulhel shtypi me kamion turmën, që ndiqte festimet për marrjen e Bastijës. Nuk ka njoftime të reja për numrin e të vdekurve: mbetet 84. Të goditur, edhe shumë fëmijë: një pjesë e mirë e tyre, për shkak të plagëve të rënda, po luftojnë ndërmjet jetës e vdekjes. Vijojnë arrestimet nga ana e policisë. Presidenti Hollande pohon: “Do të fitojmë kundër barbarisë”.

Autori i atentatit të Nicës është “një ushtar i Shtetit Islamik, i cili iu përgjigj thirrjes për të goditur qytetarët e vendeve anëtare të koalicionit, që po lufton kundër Is”. Kjo, komunikata e përhapur nga agjencia Amaq, që kryesohet prej grupit xhihadist. U vërtetua edhe pohimi i prokurorisë, sipas të cilit sulmi në “Promenade des Anglais”, përkonte me disa shkrime në media, në të cilat drejtohej ftesa për të përdorur për sulme edhe mjetet e transportit. Vijojnë, ndërkaq, arrestimet, pas ndalimit të gruas së atentatorit, Mohamed Boulhel. Sot u ndaluan edhe pesë vetë të tjerë, ndoshta faresfis i gruas. Ndërkaq, ndërsa 16 trupa presin ende të njihen nga të afërmit, në Paris përfundoi këshilli i ngushtë i sigurisë dhe i mbrojtjes, i pasuar nga një takim ndërqeveritar.








All the contents on this site are copyrighted ©.