2016-07-13 17:06:00

Shën Enriku II Perandor


Shën Enriku II qe shembull i drejtësisë në artin e vështirë të qeverisjes: prandaj është pajtor i kokave të kurorëzuara. I lindur në vitin  973, pranë Bambergut, në Bavari, u rrit dhe u edukua në një mjedis të krishterë. I vëllai, Bruno, si zgjodhi rrugën e meshtarisë, u shugurua ipeshkëv i Regensburgut; një motër hyri në kuvend e tjetra u martua me një shenjt, mbretin e Hungarisë, Shtjefnin. Enriku u edukua, së pari, nga kanonikët e Hildesheim e, më pas, nga ipeshkvi i Regensburgut, Shën Wolfgangu. U përgatit, kështu, për ushtrimin e pushtetit, si Dukë i Bavarisë një herë, e pastaj, në vitin 1014, si Mbret i Gjermanisë dhe i Italisë. Papa Benedikti VIII i vuri mbi kokë kurorën e Perandorisë së Shenjtë Romake. Pati, ndëmjet këshilltarëve, Odilonin, abat i Cluny-t, qendër e reformës së Kishës. Enriku vdiq në vitin 1024. Me nxitjen e tij  Besojma  u përfshi në Meshën e së dielës.

Enriku, emri i të cilit ka kuptimin “i pushtetshëm në atdhe”, me simbol kurorën, globin e skeptrin, është  Pajtor i oblatëve benediktinë.

Në martirologun romak për të shkruhet: “Shën Enriku, perandor i Romakëve, u përpoq shumë, së bashku me shoqen e jetës, Shën Kunegondën, për ta përtërirë jetën e Kishës e për ta përhapur fenë e Krishtit në mbarë Evropën. I nxitur nga zelli misionar, themeloi shumë seli ipeshkvnore e manastire. E la këtë jetë pranë Göttingen të Gjermanisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.