2016-07-12 14:46:00

Dialogu ndërfetar: imzot Ayuso për vizitë në Al-Azhar


Dialogu ndërfetar, qëllimi i vizitës së sekretarit të Këshillit Papnor përkatës në Vatikan, imzot Miguel Angel Ayuso në Universitetin sunit të Al-Azharit në Kajro. Kjo vizitë ndjek takimin historik të Papës Françesku me Imamin e Madh të Al-Azharit, Ahmad Al-Tayyib, më 23 majin e kaluar.

         Nesër paradite, imzot Ayuso së bashku me nuncin apostolik në Egjipt, imzot Bruno Musarò, do të bëjë një mbledhje me drejtorin e Qendrës për Dialog të Al-Azharit, Mahmoud Hamdi Zakzouk, anëtar i Këshillit të Studiuesve të Universitetit. Gjatë takimit, kërkuar nga dikasteri vatikanas sipas dëshirës së Atit të Shenjtë, do të flitet për mënyrën e rifillimit të dialogut ndërmjet Këshillit Papnor dhe vetë Universitetit, qendra më e njohur intelektuale e myslimanëve sunitë në botë.








All the contents on this site are copyrighted ©.