2016-07-09 15:43:00

Mesazh për të dielën e detit: vështirësitë e detarëve


Të njihen e të mbrohen të drejtat e detarëve: me këtë synim kremtohet sot, 10 korrik, e  Diela e Detit. Me këtë rast Këshilli Papnor i baritorisë për Emigrantët edhe Endacakët përhapi një mesazh kushtuar njerëzve, që e kalojnë jetën deteve.

Në mesazh kujtohet se 90% e mallrave shtegtojnë ujërave. Se detarët janë në vijë të parë të frontit për shpëtimin e gomoneve me emigratë, që synojnë të zbresin në brigjet e Evropës. Por nënvizohet edhe se dinjiteti njerëzor e  profesional i detarëve kërcënohet nga një sërë faktorësh: rreziqe natyrore, pirateri, rrëmbime, largime nga familja, pagesa e pamjaftueshme…

Prej këndej kërkohet të zbatohet Konventa Oil për punën në det e të mbështetet Apostullimi i detit. E sidomos detarët ta ndjejnë veten të mbrojtur në çdo situatë.

Kujtojmë se dita e sotme kushtuar detarëve u themelua më 1975 e se sot u kremtua me një sërë nismash, mbi det kryesisht, duke i kujtuar kështu njerëzimit, kontributin e detarëve në ekonominë botërore.








All the contents on this site are copyrighted ©.