2016-07-08 13:47:00

Ipeshkvijtë filipinë: të dyfishohen përpjekjet kundër trafikut të qenieve njerëzore


Të dyfishohen përpjekjet kundër trafikut të qenieve njerëzore! Thirrja është e imzot Ruperto Santos, kryetar i komisionit ipeshkvnor të Filipineve për Emigrantët dhe Endacakët. Kërkesa e ipeshkvit arrin pasi Departamenti i Shtetit Amerikan mbi trafikun botoi Raportin 2016 kushtuar kësaj plage. Filipinet kalojnë nga vendi i dytë, në të parin, për respektimin e standarteve lidhur me viktimat e trafikut.

Trafiku është kulmi i shfrytëzimit, sepse shkatërron jetën e njeriut

Rezultat pozitiv - e quan imzot Santos - megjithëse mbetet ende shumë për të bërë. Krimi duhet shkulur me rrënjë, prandaj edhe përpjekjet duhen dyfishuar. Duhet shkulur, sepse ky shfrytëzim, shuplakë për vendin, e shkatërron jetën e njeriut, posaçërisht atë të grave e të fëmijëve. Prej këndej, thirrja drejtuar të gjithë sektorëve të shoqërisë që të bashkëpunojnë, për t’i dhënë fund kësaj drame të turpshme e kriminale.








All the contents on this site are copyrighted ©.