2016-07-08 13:34:00

Drejt DBR-së: Nga Torino - në Krakov, reliket e të Lumit Frassati


U nis për shtegtim nga Torino, me rastin e festës liturgjike të Piergiorgio Frassati, urna me reliket e të Lumit, që do të arrijë në Krakov më 23  korrik, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë. Shtegtimi i relikeve të të  Lumit Frassatti  në  veri të Italisë e në udhët e Evropës, e pastaj prania në qytetin polak gjatë DBR-së do të jetë rast i përshtatshëm për t’i ofruar rinisë botërore dëshminë e të riut torinez.

Papa Françesku caktoi si temë të këtij shtegtimi “Lumturitë”, ndërsa Papa Wojtyla, kur ishte ende kardinal, e pati quajtur të Lumin Piergiorgio “njeri i lumturive”. Rëndësia e Frasattit në Vitin Jubilar theksohet nga fakti se Papa e propozoi, së bashku me Shën Gjon Palin II dhe Motër Faustinën, si “model i të riut të mëshirës”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.