2016-07-07 10:45:00

Françesku: t’i bashkojmë zërat në favor të popujve indianë


Papa Françesku bëhet edhe një herë zëdhënës i instancave të popujve indianë, identiteti i të cilëve vijon të kërcënohet gjithnjë më shumë. Këtë herë shfrytëzon rastin e Ndjetit të lutjes për muajin korrik. Në një video përgatitur me këtë rast, Papa u kërkon të gjithëve të bashkojnë zërat në mbrojtje të popujve vendas indianë.

“Dua të kërkoj, në emër të popujve indianë, të respektohet stili ynë i jetës, të drejtat tona e traditat tona. Do të më dëgjojnë?”. Pyetjen e drejton, në videon e Papës për Ndjetet e lutjes, një indiane e re, në gjuhën amë, duke  përfaqësuar kërkesat e të gjithë popujve indianë. Asaj, ashtu si gjithë popujve indianë, i përgjigjet Papa i cili, që në vitet kur ishte kryeipeshkëv i Buenos Ajres, e pati gjithnjë shumë për zemër fatin e tyre.

“Quiero hacerme eco y portavoz de los anhelos más profundos…

Dua t’i bëj jehonë e të bëhem edhe zëdhënës i dëshirave më të thella të popujve indianë - pohon Françesku - E dua që ti ta bashkosh zërin tënd me zërin tim!

Ndërsa në video parakalojnë figura burrash e grash  të etnive e kulturave të ndryshme, Papa u kërkon besimtarëve, gjatë muajit korrik, “të luten me gjithë zemër që të respektohen popujt indianë, të cilëve u kërcënohet identiteti  e deri edhe vetë jeta”.








All the contents on this site are copyrighted ©.