2016-07-04 15:27:00

Françesku në Asizi më 4 gusht, për të vizituar Porciunkolën


Papa Françesku do të vizitojë Porciunkolën mbasditen e 4 gushtit. Rasti është 800-vjetori i Ndjesës së Asizit, që bie povidencialisht në Vitin Shenjt të jashtëzakonshëm të Mëshirës. Papa Françesku - lexohet në kanalin e internetit të Porciunkolës – do të vijë si shtegtar, për të bërë një vizitë të thjeshtë, private, në Bazilikën Papnore të Shën Marisë së Engjëjve, ku do të gjunjëzohet në lutje dhe do të bëjë dhuratën e fjalës së tij.

Lajmi, që u bë i njohur sot, u komunikua nga kryetari i Këshillit Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, imzot Rino Fisichella. Kisha e veçantë e Assisi-Nocera Umbra-Gualdo Tadino dhe të gjithë françeskanët galdojnë dhe falënderojnë Papën Françesku, duke iu lutur Zotit ta bekojë këtë ngjarje të jashtëzakonshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.