2016-06-28 11:56:00

Luteranët përgatisin kremtimet për 500-vjetorin e Reformës


“Të rrënjosur në dashurinë e Zotit, duke shqyrtuar ardhmërinë e Zotit”-  rreth kësaj teme u fol në takimin e Këshillit të Federatës Luterane Botërore (Flm), nga datat 15 deri më 21 qershor, në Wittenberg të Gjermanisë.

Sesioni i fundmë i Këshillit para Asamblesë së 20-të të përgjithshme, më 2017

Ishte sesioni i fundmë i organit drejtues të Këshillit të Federatës Luterane Botërore (Flm), para asamblesë së saj të përgjithshme dhe të kremtimit qendror, kushtuar 500-vjetorit të Reformës, që do të  mbahen të dyja në Windhoek të Namibisë, nga 10 deri më 16 maj 2017. Festat përkujtimore të 2017-tës ishte pika kryesore e rendit të ditës në takimin e Wittenberg-ut. Sekretari i përgjithshëm i organizmit, i nderuari Martin Jung, informoi delegatët me nismat e realizuara gjatë këtij viti, për pesëqindvjetorin, përfshirë edhe mbledhjen përkujtimore ekumenike të përbashkët luterano-katolike të 31 tetorit të ardhshëm në Suedi, në të cilën do të marrë pjesë edhe Papa Françesku. Takimin e hapi presidenti i Këshillit të Federatës Luterane Botërore (FLM), Munih A. Yunan, ipeshkëv i Kishës ungjillore–luterane në Jordani e në Tokën Shenjte.

Në program, edhe shtegtimi ekumenik

Agjenda e javës së punimeve përfshini edhe një shtegtim ekumenik në vendet historike  të qytetit, ku Martin Luteri afishoi listën e “95 tezave” që i hapën udhën Reformës protestante, në të cilin morën pjesë edhe mysafirët ekumenikë. Në program ishte edhe përurimi i një kryqi simbolik (Himmelskreuz) në Luther Garten, në praninë e Presidentit të Republikës federale gjermane, Joachim Gauck. Në realizimin e kopshtit, nisur më 2009, po kontribuojnë Kisha të ndryshme luterane, të përhapura në mbarë botën, të cilave u është drejtuar ftesa të mbjellin 500 drurë brenda 31 tetorit 2016.








All the contents on this site are copyrighted ©.