2016-06-26 16:45:00

Para largimit nga Armenia Papa e Karekin lirojnë pëllumbat e paqes drejt Araratit


Gjesti i fundit i Papa Françeskut para se të ndahej nga Armenia qe lirimi i dy pëllumbave së bashku me Catholicos Katerkin II. Papa Françesku vizitoi sot pusin ku qe burgosur shën Gregori në Khor Virap. Pra, etapa e fundit e udhëtimit apostolik në Armeni, qe vizita në manastirin e Khor Virap, njëri prej vendeve më të shenjta të vendit.

Dy shkallë të vogla çojnë në sallën e pusit të shën Gregorit. Përfundon këtu, në njërin prej vendeve më të shenjta e më të shtrenjta për Kishën armene, udhëtimi apostolik treditor i Papa Françeskut në Armeni. Vendi, ku gjendet pusi i shën Gregorit, në Khor Virap, është afër pesëdhjetë kilometra nga Yerevan, në afërsi të kufirit – të mbyllur – me Turqinë, te këmbët e Malit biblik Ararat. Këtu gjendet një qytetëz kështjellë, ku shën Gregori Ndriçues qe burgosur e ngujuar në një pus për trembëdhjetë ditë nga mbreti Tiridate III, persekutues i të krishterëve.

I goditur nga një sëmundje e rëndë, mbreti Tiridate, që u shërua me ndërhyrjen e lutjet e shën Gregorit, u kthye në krishterim së bashku me gjithë familjen dhe e shpalli Armeninë komb të krishterë (301 pas Krishtit). Në shekullin V, aty ku ishte burgu u ngrit një manastir dhe u themelua një Vëllazëri e krishterë. Në shekujt XII-XIII, në manastir ndodhej një seminar i mirënjohur dhe një qendër studimesh, ku u formuan njerëz të mëdhenj të jetës fetare e kulturore të vendit. Kisha e ndërtuar mbi pusin e shën Gregorit (6,5 metra nën nivelin e tokës) është vend shtegtimesh të vazhdueshme nga e gjithë Armenia

Këtu, Papa Françesku e Catholicos, pasi u pritën në manastirin e lartë, zbritën këmbë nëpër shkallë deri në sallën e pusit të shën Gregorit, ky ndezën një qiri. Pastaj, procesionalisht shkuan në kapelën e afërt, ku së bashku janë lutur, në gjuhën armene njëri e atë italiane tjetri. Në mbarim, Papa e Karekin dolën nga nëntoka në tarracën panoramike, përballë Araratit, e këtu liruan dy pëllumba  në drejtimin e malit biblik, që sot gjenden përtej kufirit, në TurqiNga këtu, Papa Françesku u nis drejt aeroportin të Yerevanit për t’u fluturuar drejt Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.