2016-06-25 00:00:00

Tzitzernakaberd, “Kondrina e dallëndysheve” Memorali kushtuar masakrave të popullsisë armene


Në “Kondrinën e dallëndysheve” ndodhet Memorali kushtuar kujtimit të masakrave të popullsisë armene nën perandorinë otomane të 1915-ës. Përuruar në vitin 1967, me rastin e 80-vjetorit të masakrave, vendi është pasuruar me një muze, që ruan dëshmitë dhe dokumentet e “së Keqes së Madhe” (siç e quajnë armenët), si edhe me një Qendër kërkimore, degë e Akademisë Kombëtare Armene të Shkencave.

Memoriali ndahet në tri pjesë: Muri i Kujtesës, Mauzoleumi dhe kolona “Armenia e Ringjallur”. Muri i Kujtesës (100 m i lartë) e shoqëron vizitorin nga hyrja tek Mauzoleumi e mban emrat e qyteteve dhe të popullsive, viktima të “së Keqes së Madhe”; Mauzoleumi, në formë qarku, formohet nga 12 pllaka të gjata  e të pjerrta (sipas numrit të provincave, viktima të dhunës masive), të cilat rrethojnë një hapësirë nën qiellin e hapur, ku digjet “Flaka e Amshuar”; përkrah Mauzoleumit ngrihet Kolona “Armenia e Ringjallur”, formuar nga dy shtylla në formë gjilpëre të mbërthyera me çemento (44 m lartësi), që evokojnë shpërhapjen me dhunë të popullit armen dhe bashkimin e tij. Së fundi, pranë kompleksit janë vendosur pemë, në kujtim në liderëve dhe të personaliteteve ndërkombëtare, që e kanë njohur genocidin.








All the contents on this site are copyrighted ©.