2016-06-24 00:00:00

Republika e Armenisë, kujtohet në Bibël me emrin “Mbretëria e Urartù” (Ararat)


Tokë biblike, Armenia kujtohet në Besëlidhjen e Vjetër me emrin “Mbretëria e Urartù”(Ararat). Në shpatet e maleve të saj, Noehi pari kultivuar vreshta e qe dehur, duke pirë rakinë e ballit të kazanit. E në se sot i njohim emrat e Tre Mbretërve Dijetarë: Gaspri, Baladasari e Melkiori  këtë duhet t’ia dimë për nder  përkthimit të një Ungjilli apokrif në gjuhën armene.  Armenia u popullua që nga koha  e gurit, siç e dëshmojnë tsit-karér(menhir) e “vishap”, blloqe vigane guri, simbol i kuçedrave, lidhur me kultin e ujit. Janë pararendësit e “Khatchkar”, kryqeve të mëdha prej guri, skalitur me gurë  të zinj vendas e përhapur në mbarë trojet e Armenisë historike. Në epokën e bronzit lind Erebuni, bashkëkohor me Ninivën, emrin e të cilit e mban kryeqyteti i sotëm, Yerevan. Të quajtur “armenoi” nga historianët grekë, e “arminiya” nga persianët e lashtë, vetë armenët e mbajnë veten si “hay” e janë pasardhës të popullsive indo-evropiane.

Armenia kufizohet me Gjeorgjinë (Veri); Azerbajxhanin(lindje; jug-lindje); Iranin(jug) e Turqinë (perëndim). Trojet, pa dalje në det, përshkohen nga vargmale, rrafshnalta vullkanike e fundina, ku ka edhe ndonjë liqen (liqeni Sevan). Lartësia mesatare është 1.800 metra, ndërsa maja më e lartë, që sundosn rrafshnaltat, arrin  në lartësinë 5.165 metra (Mali Ararat). Ish-republikë federale në kuadrin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, u shpall e pavarur më 23 shtator 1991, me emrin “Republika e Armenisë” dhe hyri në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (21 dhjetor).

Që nga viti 1988, një luftë e pashpallur i  kundërvë Armeninë me Azerbajxhanin për kontrollin e Nagorno-Karabakh, një enklavë në territorin azar, e banuar me shumicë armene, bashkëngjitur me Azerbajxhanit nga Stalini, më 1921. Sipas një marrëveshjeje ndërmjet dy presidentëve të dy vendeve (12 tetor 1997), parashikohet që kësaj zone t’i njihet autonomia. Konflikti, në dukje i shuar, rindizet shpesh me akte dhune, si ai i prillit të kaluar.

Kryeqyteti: Yerevan(Erevan)( 1,5 milion banorë)

Gjuha: Armene(zyrtare); flitet edhe rusisht

Sipërfaqja: 29.800 km2

Popullsia: (mijëra) 2.914; 4 milion (diaspora në 20 vende)

Feja: Armenë Apostolikë 93%, katolikë 10%, yazidë e të tjerë 4%

Njësia monetare: dram (500 dram=1 Us $ )

P.I.L. (Prodhimi i Brendshëm Brut) për frymë: 8.164 US $, më 2014








All the contents on this site are copyrighted ©.