2016-06-24 05:00:00

Katedralja Apostolike “Yot Verk” e Guymrit


I kushtohet Nënës së Shenjtë të Zotit dhe njihet si “Katedralja e Shtatë Plagëve të së Shenjtnueshmes Virgjër Mari”, për shkak të ikonës së mrekullive, që ruhet në të. Shtatë Plagët e ikonës i referohen episodeve të ndryshme të jetës së Familjes Shenjte, që nga ikja në Egjipt e deri në Varrosjen e Jezusit.

Katedralja u ndërtua fillimisht prej druri, pastaj u zëvendësua nga një ndërtesë prej guri lokal nga princët Kamsarakan (1874-86). Gjatë periudhës sovjetike, të gjitha kishat e Gyumrit u mbyllën, por Yot Verk mbeti i vetmi vend kulti i krishterë i hapur për besimtarët. Elteri kryesor përdorej nga Kisha Apostolike, ndërsa në absidën veriore gjendej shtatorja e të Kryqëzuarit ardhur nga një kishë katolike. Ajo pjesë përdorej për kultin katolik.

Në absidën jugore ndodhej një ikonë ruse e Shën Nikollës, prandaj, aty shkonin besimtarët ortodoksë të Patriarkatit të Moskës. Dëmtuar nga tërmeti i vitit 1988, katedralja u restaurua pas pavarësisë, me kontributin e bamirësve armenë, emigrantë në Argjentinë. Kupola është e lartë 12 metra, ndërsa sipër Eleterit kryesor gjendet një ikonë qindravjeçare e Zojës me Krishtin Fëmijë, me autor piktorin e njohur armen Vardges Surenyants. Dallohet ikonostazi, gjë e pazakontë për kishat armene, ndërsa muret janë të zbukuruara me afreske të shekullit XVII e me piktura në vaj.








All the contents on this site are copyrighted ©.