2016-06-24 09:00:00

Jerevan, kryeqyteti i Armenisë, themeluar në vitin 782 para Krishtit, me emrin Erebun


Qytet trimijëvjeçar (themeluar në vitin 782 para Krishtit, me emrin Erebuni) është kryeqyteti i Armenisë. Ai është qendra kryesore ekonomike e vendit dhe është shpallur kryeqytet më 1918. Këtu jeton gati 1/3 e popullsisë së Armenisë.

Historia e Jerevanit fillon me themelimin e kalasë së Erebunit nga mbreti Argishti i Parë në ekstremin perëndimor të rrafshnaltës (1000 m mbi nivelin e detit), që dominohet nga Mali Ararat. Pas Luftës së Parë Botërore, Jerevani u bë kryeqyteti i Republikës Demokratike së Armenisë, ndërsa mijëra të mbijetuarit e gjenocidit armen u vendosën në këtë rajon. Qyteti u zgjerua me shpejtësi gjatë shekullit të 20-të, ndërsa Armenia u bë një nga pesëmbëdhjetë republikat e Bashkimit Sovjetik. Sipas vlerësimeve të vitit 2011, popullsia e Jerevanit arrinte në 1.121.900 banorë, 34% e popullsisë së përgjithshme të Armenisë.

Jerevani, ashtu si Roma, është ndërtuar mbi shtatë kodra. Jerevani është i ndarë në dymbëdhjetë "rrethe/qarqe administative" (համայնքներ), secila me një lider të zgjedhur. Sipërfaqja e përgjithshme e 12 rretheve të Jerevanit është 227 km².

Panorama e qytetit, ashtu si imagjinari kolektiv i popullit armen, dominohen nga dy pika referimi: e para, Mali Ararat, me maja përjetësisht me dëborë, në të cilat, sipas legjendës, ndodhet Parajsa tokësore (Zan 2,14) dhe vendi i mbërritjes së Arkës së Noesë (një fragment i mundshëm i së cilës u ekspozua në Vatikan në mars të vitit 1999); e dyta, Monumenti i Genocidit Armen. Në kryeqytet ndodhen një akademi shkencash, rreth 100 muze dhe galeri, një teatër i operës dhe i baletit, një pllat sporti, katedralja e re e Shën Gregorit Ndriçues, Xhamia shiite Blu, një qendër shumëfunksionale, etj.. Në vitin 2001, Armenia kremtoi 1700-vjetorin e Pagëzimit të vendit në fenë e krishterë. Pikërisht me atë rast, pati shkuar për vizitë apostolike, Papa shenjt Gjon Pali II, me etapa në Jerevan, Eçmjaxhin dhe Khor Virap. 








All the contents on this site are copyrighted ©.