2016-06-23 12:34:00

Papa ia kushton Ditën e refugjatit 2017 të miturve që janë vetëm


“Emigrantët e mitur, të brishtë e pa zë” është tema që ka zgjedhur Papa Françesku për Ditën e ardhshme botërore të emigrantit e refugjatit, që do të kremtohet më 15 janar 2017. Me këtë temë, nënvizon një komunikatë e dikasterit të Vatikanit që merret me emigrantët, Papa dëshiron të përqendrojë vëmendjen mbi ata fëmijë që arrijnë vetëm në vendet e destinuara, e “nuk në gjendje të bëjnë asgjë që të dëgjohet zëri i tyre e shumë lehtë bëhen viktima të shkeljeve të rënda të të drejtave njerëzore”.

“Është e nevojshme – nënvizon komunikata  - që në çdo vend ku emigrantët dhe familjet e tyre mbërrijnë, t’u njihen plotësisht të drejtat e tyre. Ajo që më së shumti shqetëson janë kushtet e të miturve në kontekstin e emigracionit ndërkombëtar. Vërtetë, fëmijët dhe gratë përfaqësojnë kategoritë më të brishta, më të lëndueshme brenda këtij fenomeni të madh, e pikërisht të miturit janë më të brishtët, shpesh të padukshëm sepse janë pa dokumente apo pa shoqërues”.








All the contents on this site are copyrighted ©.