2016-06-23 14:12:00

Papa: audienca të ngjeshura në vigjiljen e udhëtimit në Armeni


Në vigjiljen e nisjes së shtegtimit për Armeni, të udhëtimit të14-të ndërkombëtar apostolik, sot, Papa Françesku pati disa audienca në Vatikan. Në ora në 9,30 priti themeluesin e shën Egjidit, prof. Andrea Riccard-in; menjëherë pas  në ora 10,00 Mjeshtrin e Madh të Urdhrit të Maltës, Fra’ Matthew Festing; në vazhdim në ora 10,30 Drejtorin e Përgjithshëm të Fao-s, José Graziano da Silva; më vonë nga ora 11.00 deri në 12.30 ambasadorët e ri pranë Selisë së Shenjtë të Kubës, Francës e Polonisë, Quesada, Zeller e Kotanski për paraqitjen e Letrave kredenciale, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nigel Baker, me rastin e përfundimit të mandatit.








All the contents on this site are copyrighted ©.