2016-06-22 15:49:00

Benedikti XVI, t’u mësosh të tjerëve dhe të mësosh për vete dashurinë e Zotit


“T’u mësosh të tjerëve e të mësosh për vete dashurinë e Zotit”: ky është titulli i vëllimit, me 304 faqe që përmbledh 43 homeli (predikime) të Papës Benediktit XVI kushtuar meshtarisë, me rastin e 65-vjetorit të shugurimit të tij meshtarak, 29 qershor 1951 në Katedralen e Frisingu-t. Antologjia është e para e një kollane prej shtatë vëllimesh me “tekste të zgjedhura” nga Papa Ratzinger, që do të dalë njëkohësisht në gjashtë gjuhë të ndryshme, mbi: shkenca e feja, Evropa, pakicat kreative, politika e feja, universiteti, eukaristia.

Në paradhënien e vëllimit të parë, që del në librari më 28 qershor, Papa Françesku shkruan: “Çdo herë që i lexoj veprat e Joseph Ratzinger-Benediktit XVI, më bëhet gjithnjë e më e qartë se ai bëri dhe e bënë ‘teologjinë në gjunjë’: në gjunjë sepse, para që të jetë një teolog jashtëzakonisht i madhe dhe mësues i fesë, shihet se është njeri që vërtetë beson, që vërtetë lutët; shihet se është njeri që e personifikon shenjtërimin, njeri i paqes, njeri i Zotit. E kështu ai e mëshiron në mënyrë shembullore zemrën e tërë veprimtarisë meshtarake: thellësinë e rrënjosur në Zotin, pa të cilën aftësia organizuese e mundshme e tërë superioriteti intelektual, tërë pushteti e pasuria duken të padobishme; ai mishëron atë marrëdhënie të pashkëputur me Krishtin Zot, pa të cilën asgjë nuk është e vërtetë, asgjë nuk ka kuptim..”.

Në hyrjen e librit të Papa Benediktit XVI, kardinali Gerhard Ludwig Mueller vëren: “Kriza e meshtarisë në botën perëndimore, në dekadat e fundit, është edhe rezultat i një çorientimi rrënjësor të identitetit të krishterë përballë një filozofie që e transferon brenda botës kuptimin më të thellë dhe cakun e mbramë të historisë e të çdo ekzistence njerëzore, duke e privuar kështu nga horizonti trashëndental”.

Me këtë vëllim, “Jospeh Ratzinger tregon rrugën që shpie jashtë kësaj krizës, në të cilën, pa paraqitjen e arsyeve teologjike e sociologjike të përshtatshme, meshtaria katolike do të kishte dështuar; krizë që ka sjell shumë priftërinj, të cilët e patën filluar udhën e tyre me dashuri e zell, në një gjendje personale të paqartë e të pështjelluar mbi rolin e tyre përkatës në Kishë”.

Për kardinalin Mueller, “ky vëllim që mund të konsultohet nga të gjithë, e do të jetë i frytshëm jo vetëm për përcaktimin teologjiko-shkencor të sakramentit të Urdhrit të shenjtë të meshtarisë, por edhe për thellimin shpirtëror e për kumtimin e misionit të lavdishëm të besëlidhjes së Re, misionit të Shpirtit e të jetës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.