2016-06-18 06:00:00

Papa: Ditët Botërore të Rinisë, gjest providencial i Vojtilës


Papa Françesku i quan Ditët Botërore të Rinisë, “gjest providencial i shën Gjon Palit II”. Në fund të korrikut, Ati i Shenjtë do të jetë në Ditën Botërore të Rinisë, në Krakov.

 “Falenderojmë Zotin për frytet e bollshme dhe për sfidat e shumta të këtyre viteve. Mund të kujtojmë, për shembull, stinën e re, në të cilën, përkrah shoqatave laikale me histori të gjatë e të vlefshme, kanë lindur edhe shumë lëvizje e bashkësi të reja me hov të madh misionar”: kështu tha Papa Françesku të premten, në audiencën me pjesëmarrësit e asamblesë së Këshillit Papnor për Laikët. Ishte hera e fundit që mblidheshin, para shkrirjes së këtij organizmi të Selisë së Shenjtë në një Këshill të ri, së bashku me Akademinë për Jetën dhe Këshillin Papnor për familjen.

“Përveç kësaj – vijoi Papa Bergoglio – duhet nënvizuar roli në rritje i gruas në Kishë, me praninë, ndjeshmërinë dhe dhuratat e saj. E së fundi, edhe krijimi i Ditëve Botërore të Rinisë, gjest providencial i Shën Gjon Palit II, mjet ungjillëzimi i brezave të rinj, për të cilin jeni kujdesur me impenjim të veçantë”, falenderoi Ati i Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.