2016-06-17 16:11:00

Shenjtorët e Javës 19-26 qershor


E diel 19 qershor, Kisha katolike kremton të Dielën e 12-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 19 qershor kalendari përkujton edhe shën Romualdin, abat, themelues i Kamaldolezëve, shën Gjuliana Falkonierin, virgjër, themeluese e Mantelateve dhe shenjtorët Gjervazin e Protazin, martirë milanezë. Liturgjia e ditë na kujton gjërat thelbësore të jetës së fesë: kush e njeh në Jezusin e Nazaretit Mesinë e Hyjit duhet ta pranojë si Dashuri e kryqëzuar dhe të jetë i gatshëm ta ndjek pas edhe atëherë ku gjendet mbi kodrën e Kalvarit. Psalmi na kujton se Qielli shpall drejtësinë e Zotit e të gjithë popujt kundrojnë lavdinë e tij.

Të hënën më 20 qershor, kalendari përkujton  Shën Silverin papë e martir.Liturgjia na kujton se Zoti e bekon njeriu që jep me gëzim, që di të dhurojë pa shpërblim, pa shikuar kurrfarë interesi, pa pritur që ndokush t’i shprehë mirënjohjen për veprat e mira. I mjafton besimi se Zoti sheh gjithçka.

Të martën më 21 qershor, kalendari përkujton Shën Luigj Gonzagën, rregulltar. Shenjti është shembull mahnitës thjeshtësie e pastërtie ungjillore, prandaj Kisha na fton t’i lutemi të na ndihmojë për të lidhur miqësi të ngushtë me Jezusin, i vetmi që mund t’i bëjë të aftë ta përballojnë seriozisht jetën.

Të mërkurën më 22 qershor, kalendari përkujtonShën Paolinin, ipeshkëv i Nolës, Shën Gjonin Fisher, ipeshkëv i Roçesterit e Shën Tomas More, martirë anglezë. Shën Pauli nga Nola qe shtyllë e fuqishme për bashkësinë kishtare në kohën e dyndjeve të Vizigotëve. Por qe edhe shkrimtar i krishterë me vlera të mëdha. Posaçërisht i rëndësishëm është letërkëmbimi i tij me të krishterët më të njohur të kohës së tij, ndërmjet të cilëve edhe vetë Shën Agostini

Të enjten më 23 qershor, kalenadri përkujton shën Jozefin Kafaso e shën Lafrankun. Liturgjia e kësaj së diele na fton të kundrojmë mision shëlbimprurës të Jezu Krishtit me sytë e Hyjit. Përndryshe do të jetë e pamundur të ndjekim pas Mësuesin Hyjnor që ecën drejt Jerusalemit drejt cakut përfundimtar, drejt vuajtjes, vdekjes mbi kryq e ngjalljes. Ungjilli na paraqet Jezusin në lutje në një vend të vetmuar e pastaj pyetjen që Mësuesi u bënë dishepujve rreth opinionit që kanë për Të. Pjetri përgjigjet në emër të të gjithëve duke pohuar “Krishtin e Hyjit”.

Të premten më 24 qershor,  Kisha katolike kremton festën e lindjen së Shën Gjon Pagëzuesit. Shën Gjon Pagëzuesi është shumë i nderuar në vise të ndryshme shqiptare, sidomos në ato vende që mbajnë emrin e tij: Shëngjon ose Shëngjin. Kështu në këtë janë në festë Hoti, Fushë Derveni, Shëngjini e Fushë Mamurrasi ( Shqipëri) dhe mbarë famullia kishtare e fshatit Zllakuqanit (Kosovë) e shumë familje të krishtera shqiptare.

Të shtunën më 25 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Gulielmin, abat, themelues i murgjërve të Montevergjine dhe i shën Galikanin, ipeshkëv i Embrunit.  Liturgjia e ditës na kujton se nuk jemi ne ata, që duhet ta gjykojmë të afërmin: tepër i cektë është vështrimi ynë e tepër i errësuar nga e keqja. Në se tregohemi të mëshirshëm në jetë, me mëshirë do të gjykohemi edhe në gjyqin e mbramë. 

Të dielën e ardhshme më 26 qershor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 13-të gjatë vitit, e gjith një më 26 qershor kalendari përkujton shën Virgjilin, shën Gjonin e Palin martirë dhe shën Hosemaria Eskrivá de Balaguer, meshtar, themelues i Opus Dei.  Liturgjia na kujton se njerëzit që e kanë zemrën të pastër, do të banojnë në shtëpinë e Zotit. Janë ata që e ruajnë çdo dhuratë të Zotit si thesar të çmuar dhe e bëjnë të japë fryte në marrëdhëniet me të tjerët. Kjo është rruga e sigurtë e shëlbimit. E kjo, edhe dita e festës së. 








All the contents on this site are copyrighted ©.