2016-06-15 16:35:00

Papa dhe kryeministri i Vendeve të Ulëta bisedojnë për emigrantët


Shkëmbimi i opinioneve mbi situatën e emigrantëve, ishte në qendër të vëmendjes gjatë takimit të Papës Françesku me kryeministrin e Vendeve të Ulëta, Mark Rutte, që u prit sot në audiencë, në Vatikan. “Gjatë bisedimeve të përzemërta - njofton një notë zyrtare – u vunë në duje marrëdhëniet e mira ndërmjet Vendeve të Ulëta dhe Selisë së Shenjtë. U trajtuan, më pas, çështje me interes të përbashkët, si fenomeni i emigracionit,  si dhe disa problematika  me  karakter ndërkombëtar”.

Pas audiencës me Papën, Rutte u takua edhe me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, si dhe me sekretarin për Marrëdhëniet me Shetet, kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher.








All the contents on this site are copyrighted ©.