2016-06-14 16:14:00

Kremtimi i Festës së Shëna Ndout në Prishtinë


Të ndihmoftë Shëna Ndou!’- ishte ky urimi kryesor që besimtarët i bënin njëri tjetrit, duke marrë pjesë në festën solemne të Shëna Ndout të Padovës, kremtuar me 13 qershor në Prishtinë, Gjakovë e vende tjera e posaçërisht në bashkësinë famullitare të kryeqytetit kosovar, që i kushtohet pikërisht Shenjtit të mrekullive. Nga Prishtina shërbimi i bashkëpunëtores sonë, Rabije Ibraj....

Kremtim i devotshëm ne festen e Shëna Ndout ne Prishtine

Besimtarët me te devotshëm pa nda janë lutur gjate 13 te martave te  Shëna Nout, drejtuar Shenjtit universal të botës, me popullorin e te shenjtëve, të cilin e lusin shumë njerëzm pa dallim besimi. Ne Kosove, famullia Kishtare e Gjakovës,  Binçës, Gllogjanit dhe Prishtinës kane kremtuar ne mënyrë te veçantë. Per kete rast gezmi ne Kishen e Shna Nout ne Prishtine ishte ftuar famullitari i Durresit, i njohur tashme edhe nga publiku kosovar, dom Gjergj Meta. Ai ne bashkemeshim me vellezerit meshtare te Kosoves kremti Meshën  solemne të kesaj feste te madhe.

Dom Gjeregj Meta ne fillim falënderoi famullitarin e Prishtines dom Fatmir Koliqin per ftesen dhe i pershendeti te gjithe te pranishmit dhe tha se ndjehet i gezuar ne kete mes vellazeror, e ne vecanti tha ai per Shenjtin Shna Nue qe po e kremtojme sot, sepse te gjitha kishat per pajtorin e tyre jane plot e perplot ne Shqiperi, Kosove, ne mbare trevat tona shqiptare, e ne vecanti Shenjtorja e Lacit e cila mledh shume besimtare shqiptare te ardhur edhe nga diaspora.

Duke folur per figuren dhe rrugetimin jetesor te ketij frati, dom Meta e portretizoi Shen Ndoun njeri me aftesi dhe inteligjence te thelle, te dashuruar shume me studimin dhe me shkrimin e shenjt e sidomos me shkencat humane, i kompletuar, i jashtezakonshem, por qe pati edhe shume vuajtje e sfida ne jete. E, mbi të gjitha, Shëna Nou tha dom Meta ishte njeri i uratës, qe pikërisht urata dhe pendesa e ndihmuan që, në moshën 36 vjeçare, të arrinte shkallën e lartë të shenjtërisë e të bëhej pajtor i qindra mijëra njerëzve në të katër anët e botes, me një fjalë, shenjt per cdo gje dhe  i të gjithëve!

Sipas dom Gjergj Metes, gjëja më e madhe tek Shëna Ndou ishte gatishmëria për t’i shërbyer të gjithëve, për të dhuruar vetveten, për të dhënë gjithçka me dashuri të madhe, në emër të Zotit, pa pritur kurrfarë shpërblimi sepse vullneti i Hyjit eshte qe ne, ne toke duhet ta shperfaqim dashurine. Fjale kyqe eshte kjo!. Krishterimi pa dashurine nuk eshte asgje, kete na mesojne te shenjtit, keshtu na meson nena jone e dashur, Tereze, kete na meson Jezusi me jeten e tij. Kisha nuk ka detyre te bej teori, por te prek jeten e njerezve, e pikerisht per kete eshte i vecante Krishterimi, tha mes tjerash ne fjalen e tij shume permbajtesore, dom Gjergj Meta, i cili ne fund te meshes dha bekimin e kesaj feste.  

Ne kete atmosfere pershpirterie, besimtaret rrethuar figuren e te shenjtit dhe secili prej tyre deshironte ta prekte dhe ti lutej atij. “Po i lutem Shna Nout per shnetin tem, te burrit dhe krejt familjes”, me tha Liza Berisha  nje grua e qete, e cila nuk e hiqte nga dora Rruzaren. E, Kaltrina  tha se ky shenjte eshte mrekullia vet pasiqe edhe jeta e tij perkon me jeten e Zotit te cilit i sherbeu. Kur e sjell ne mendje jeten e Shna Nout, atehere marre  force per ti mposhtur sfidat dhe per tu lidhur pafundesisht me Krishtin e per ti sherbyer vullnetit te tij.  Ndersa Vlora  thote se ky shenjt me jeten e tij qe me zemer martirizohej qdo dite u be nje drite qe nxite thellesisht veprat dhe hapat  e mije drejt nje jete te denje dhe te shndritur per Hyjin.

Nga Prishtina  Mrika-Rabie Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.