2016-06-14 16:28:00

Gregoriana: diplomë në mbrojtje të të miturve. Papa: kini guxim


“Po bëni përpjekje të mëdha për të parandaluar dhe për të kuruar plagën e abuzimeve me të miturit, kini guxim e durim: jam i sigurtë se do të merrni shumë buzëqeshje falenderimi”. Me një letër të tillë, Papa Françesku përshëndet 19 studentët e parë, rregulltarë e laikë nga e gjithë bota, diplomuar në Universitetin Papnor Gregorian në programin e studimeve të avancuara me titull “Mbrojtja e të miturve”. Sot, në selinë e ateneut, ceremonia për mbylljen e semestrit, që filloi në shkurt të këtij viti. Kursi është ndërdisiplinor dhe interaktiv, ndërsa studentët zgjidhen mes kërkesave, të cilat kanë qenë vërtet të shumta, siç pohon, në mikrofonin tonë, kryetari i Qendrës për mbrojtjen e të miturve në Gregoriana, atë Hans Zollner, njëkohësisht, anëtar i Komisionit Papnor për mbrojtjen e të miturve:

Mbërritën më shumë kërkesa se sa mund të pranonim. Së fundi, pranuam 19 vetë nga 14 vende, që përfaqësojnë katër kontinente. Këtë vit, mbizotërojnë studentët nga Afrika, të cilët, kështu, do të mund t’i ndihmojnë Kishat lokale, Kongregatat fetare dhe institucionet katolike në vendet ku, deri tani, flitet ndoshta në letër për të drejtat e fëmijëve, por në të vërtetë është bërë pak. Këta do të jenë ekspertë, në gjendje të shkruajnë dokumente, por edhe t’i shkundin njerëzit, që e dinë se po ndodhin krime të shëmtuara, por nuk dinë si të veprojnë, nuk dinë cilat janë ligjet e shtetit ku jetojnë e normat kanonike të Kishës.








All the contents on this site are copyrighted ©.