Dje, gjatë Jubileut të të sëmurëve e të të gjymtuarve, Marianna Caprioletti, artiste e gjymtuar e laboratorëve të artit, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit, e pranishme në Sallën Pali VI me delegatët e vet, i dhuroi Papës një vepër, realizuar me duart e saj të talentuara: rikrijimin e kompozimit të famshëm të Chagall “Kryqëzimi i bardhë”.
Marianna, shpjegon një notë e Bashkësisë, merret shpesh me veprat më të famshme të historisë së artit, të cilat i rikrijon në mënyrë shumë origjinale. Për Papën riinterpretoi “Kryqëzimin e bardhë” të Marc Chagall, duke e rrethuar në mënyrë krejt të veçantë, figurën e Krishtit.
Në origjinal figura e Zotit të kryqëzuar shoqërohet me pamje nga persekutimet e hebrenjve në Evropën qendër-lindore. Ndërsa piktorja e gjymtuar mendoi të vinte tek këmbët e kryqit skena refugjatësh sirianë e irakianë në ikje drejt Evropës. Prej këndej, ideja për të pikturuar tri familjet, që Papa Françesku i solli me vete në përfundim të shtegtimit në ishullin Lesbos, në bashkëpunim me Bashkësinë e Shën Egjidit.
All the contents on this site are copyrighted ©. |