2016-06-11 06:00:00

Java e enciklikës “Lëvduar qofsh”


Filloi sot një javë me nisma e veprimtari në të gjithë botën, për të kremtuar 1-vjetorin e enciklikës “Lëvduar qofsh”, të cilën Papa Françesku ia kushton ambientit e Tokës, shtëpisë sonë të përbashkët. Java organizohet nga 12 deri më 19 qershor nga Global Catholic Climate Movement, rrjeti global katolik mbi ndryshimet e klimës, krijuar në vitin 2015, në prag të Konferencës botërore për klimën në Paris. Sot, organizata impenjohet për përhapjen e ideve të dokumentit papnor dhe promovon zbatimin e tyre. Qindra famulli e bashkësi kishtare në të gjithë botën do të sensibilizojnë opinionin publik dhe do të diskutojnë si mund të vihet në praktikë ekologjia e gjithanshme e Papës Françesku. Parashikohen rreth njëmijë veprimtari, përfshirë edhe seminaret në internet.








All the contents on this site are copyrighted ©.