Nga “papamobil” në “fëmijëmobil”? Po, me Papën Françesku mund të ndodhë edhe kjo. Kështu edhe sot u shndërrua papritmas xhipsi i bardhë i hapur i Papës Françesku, pak para audiencës së përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit. Katër fëmijë rreth moshës 8-10 vjeç, dy meshkuj e dy femra, me kaple të kuqe strehëgjatë, u ngjitën mbi papamobilin e Françeskut për të kryer me të një rrotullim të plotë ndërmjet besimtarëve. Kur arriti pranë tremes, Papa Françesku i ndihmoi të zbrisnin, duke i përshëndetur një për një!
All the contents on this site are copyrighted ©. |