2016-06-06 18:25:00

Papa: dërgon sekretarin e Kongregatës për Ungjillëzim në dioqezën e ishullit Guam


Sekretari i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, kinezi imzot Savio Hon Tai-Fai, është emëruar sot nga Papa Françesku administrator apostolik “sede plena” në kryedioqezën e Agana-s , në ishullin Guam, në Oqeanin Paqësor perëndimor, në jug të arkipelagut Marianne.

Kryeipeshkvi Imzot Savio Hon Tai-Fai, 65 vjeç, salezian, lindur në Hong Kong, do vazhdojë detyrën e tij si sekretar edhe pranë Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, ku punon që nga 23 dhjetori i vitit 2010. I përket provincës saleziane të Kinës, që përfshinë Kinën, Kong Kongun, Makaun, Tajvanin.  Në Vatikan ka qenë anëtar i Komisionit teologjik ndërkombëtar. 








All the contents on this site are copyrighted ©.