2016-06-05 15:09:00

Papa gjatë Engjëllit të Tënzot: të ndërtohen drejtësia e paqja ditë për ditë


Sot 5 qershor, pas Meshës, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për Shenjtërimin e të Lumit polak Stanislao i Jezu-Marisë dhe të së Lumes suedeze, Maria  Elisabetta Hesselblad, Papa  Françesku kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot, duke u drejtuar besimtarëve të shumtë, mbledhur për të marrë pjesë në këtë ngjarje solemne për Kishën Nënë, ftesën: “Të gjithë së bashku t’i drejtojmë tani lutjen tonë Virgjërës Mari, që të na prijë gjithnjë në udhën e shenjtërisë e të na ndihmojë ta ndërtojmë ditë për ditë drejtësinë e paqen”.

E më pas akoma: “Ju përshëndes ju të gjithë, që morët pjesë në këtë kremtim, posaçërisht u drejtoj përshëndetjen time delegacioneve zyrtare ardhur për këtë shenjtërim: atij të Polonisë, udhëhequr nga vetë Presidenti i Republikës, e atij të Suedisë. Zoti, me ndërmjetësimin e Shenjtorëve të rinj, i bekoftë kombet tuaja”.

Papa Françesku u drejtoi një sërë përshëndetjesh edhe grupeve të shumta të shtegtarëve, ardhur për kremtimin solemn nga Italia e vise të tjera të botës, posaçërisht besimtarëve nga Estonia, atyre nga Bolonja, si dhe bandave muzikore.








All the contents on this site are copyrighted ©.