2016-06-05 08:00:00

Konferenca e Kishave Evropiane: “Në mbrojtje të të drejtave të grave dhe të fëmijëve”


Që nga 30 maji e deri më 4 qershor, në Selanik të Greqisë, u zhvillua takimi i organizuar nga Konferenca e Kishave Evropiane (KEK), me temë: “Në mbrojtje të të drejtave të grave dhe të fëmijëve”. Pjesëmarrësit u njohën me perspektivat teologjike, juridike dhe politike të punës për mbrojtjen e dinjitetit të më të brishtëve të shoqërisë dhe shkëmbyen përvojën mes tyre. Në qendër të vëmendjes, argumente si: të drejtat civile, politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të grave e të fëmijëve, trafiku i organeve, shfrytëzimi seksual, kushtet e punës e pagat, barazia në shkolla dhe në punë, martesat e detyruara dhe gjymtimi i organeve gjenitale femërore. U fol edhe për fëmijët, që vijnë në Evropë, të pashoqëruar nga prindërit. U theksua se ata kanë nevojë për ndihmë më tepër se të tjerët, që të zhvillohen si duhet nga ana psikike e fizike.








All the contents on this site are copyrighted ©.