2016-06-05 08:00:00

Ati i Shenjtë priti pjesëmarrësit e Asamblesë së Veprave Papnore Misionare


Dje, Ati i Shenjtë priti pjesëmarrësit e Asamblesë së Veprave Papnore Misionare, mbledhur në Romë nga 30 maji e deri më 4 qershor. Drejtuesit kombëtarë të Veprave (POM), ardhur nga të gjitha kontinentet, u takuan si çdo vit, në asamblenë e tyre të përgjithshme, për të diskutuar mbi temën “Ta rizgjojmë vetëdijën e misionit sot. Veprat Papnore Misionare në shërbim të Kishave të reja”. Më 1 qershor, dita iu kushtua 100 vjetorit të Bashkimit Papnor Misionar, për të vijuar me sesionet e zakonshme të asamblesë, që përfundoi dje.








All the contents on this site are copyrighted ©.